Përurohet objekti i ri i Administratës Komunale të Vitisë

Përurohet objekti i ri i Administratës Komunale të Vitisë

Në Viti është përuruar sot objekti i ri i Administratës Komunale i cila është financuar nga Komisioni Evropian dhe kap vlerën e rreth 1.6 milion euro.

Me këtë rast në ceremoninë e përurimit të këtij objekti, kanë marrë pjesë: kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Luigji Bruso nga Zyrja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Adrijana Hodžić, ministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Rozafa Ukimeraj – Çuni, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, zyrtarë komunal si dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash u shpreh se ai ndihet shumë i nderuar për përurimin e këtij objekti.” Ndjehem shumë i nderuar që sot jam para jush, të përurojmë këtë objekt shumë të rëndësishëm të Institucioneve komunale, i cili pavarësisht vonesave, sot edhe zyrtarisht po hyn në funksion të shërbimeve administrative, për qytetarët e komunës së Vitisë”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ai potencoi se shërbimet administrative në komunën e Vitisë, deri me tani janë kryer në disa objekte shpërndara, ndërkaq u shpreh se nga sot, qytetari i Vitisë ka mundësin që të pajiset me dokumentacion të nevojshëm, si në sektorin e ofiqarisë, pastaj atë të gjeodezisë, tatimit në pronë dhe shërbime të tjera në këtë objekt të ri.

Ndërkaq, Adrijana Hodžić, Ministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ndër tjerash pati edhe një mesazh për të gjitha ministritë e tjera.

“ Shumë mirë e dini që MAPL ekziston për të mbështetur nivelet lokale, përkatësisht komunat. Por nga ky vend dua ta dërgoj edhe një mesazh për të gjitha ministritë tjerë. Duhet ta kuptojnë edhe ata ekzistojnë që të përkrahin komunat dhe kryetarët e komunave. Arsyeja është e thjeshtë jeta ndodhë nëpër fshatare, komuna, qyteti edhe niveli qendror edhe ai lokal ekziston që të jetë shërbyes për qytetarët”, u shpreh Hodžić.

Kurse, Luigi Brusa, përfaqësues i Komisionit Evropian në Kosovë, si financues i projektit, u shpreh i lumtur për përfundimin e këtij objekti teksa shprehu keqardhje për vonesat që kanë ndodhur deri në funksionalizimin e objektit. “Ka marrë shumë kohe deri në këtë ditë ku jemi sot, kemi pas probleme me kontraktuesit që kishin detyrë ndërtimin e objektit, nganjëherë kemi kaluar mirë e nganjëherë edhe keq. Por më në fund, kontraktuesit bëri një punë të mirë dhe jemi këtu për ta përuruar, objektin e ri të komunës, që ka 2 mijë metra katror. Komuna tash ka infrastrukturë të mirë e moderne për punë të zyrtarëve, dhe që qytetarëve tu ofrohen shërbime më të mira në të ardhmen. Ne kemi investuar edhe në projektet tjera dhe jemi të hapur që të sjellim investime të Bashkimit Evropian për ta forcuar zhvillimin e kësaj komune, dëshirojë të përshëndesë kontraktuesit për punën dhe Ministrinë që e ka mbështetur këtë investim”, u shpreh z. Brusa.

Përndryshe ky objekti ka një sipërfaqe prej 2 mijë m² kurse kostoja e përgjithshme financiare e të cilit kapë vlerën rreth 1.6 milion euro, është financuar nga Komisioni Evropian.

KOMENTE