DYLON

Përurohet libri “Analiza dhe Vlerësimi i Rreziqeve” i autorit Kudusi Lama

Avatar photo Redaksia

Kolegji “Biznesi” më 23.12.2016 përuroi librin me titull:“Analiza dhe Vlerësimi i Rreziqeve” tëautorit Prof. dr.Kudusi Lama. Libri është hartuar me mjeshtëri të rrallë dhe bazuar në përvojë e gjatë të autorit nga fusha e emergjencave duke vlerësuar dhe analizuar rreziqet dhe dukuritë e tjera si katastrofat, duke përfshi edhe masat që duhet të ndërmerren në rastet e tilla nga institucionet si dhe qytetarët.Libri i autorit Kudusi Lama bënë identifikimin e rreziqeve dhe vlerësimin e tyre në njërën anë si dhe qartëson se si duhet shmangur aksionete gabuara, duke precizuar ndërmarrjen e masave dhe shfrytëzimin e kapaciteteve me përgjegjësi dhe efikasitet, gjë e cila në procesin e menaxhimit në situata të jashtëzakonshme është tejet e rëndësishme.

Libri i autorit Kudusi Lama përbëhet nga 15 kapituj duke zbërthyer në mënyrë të qartë dhe në detaje të shumta argumentuese dhe të bindshme për tematikën e shtruar për studim duke mbërri synimet kryesore përmes shtjellimit të bërë në kapituj veç e veç.Libri paraqet një bazë ideale për hartimin e planeve për menaxhimin e emergjencave si dhe për fushat tjera të zhvillimit dhe mbrojtjes së shtetit tonë në veçanti e të të gjitha shteteve në përgjithësi.Libri prezanton problematikën e gjerë si në vijim:
 Rreziqet që kërcënojnë njerëzimin
 Zhvillimin ekonomik dhe rreziqet që e përcjellin
 Epidemia-që krijon rrezik në situatat e emergjencave
 Kriza ekonomike dhe ndikimi në situatat e mundshme të emergjencave
 Korrupsioni dhe lufta kundër këtij fenomeni
 Krimi i organizuar që pasqyrohet si rrezik dhe emergjence
 Mungesa e strategjive dhe burimeve financiare, si rrezik i vazhdueshëm për fatkeqësi që krijojnë situatat e emergjencave
 Metodologjia e analizës dhe e vlerësimit të rreziqeve
 Zhvillimin e projekteve për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
 Bashkëpunimi ndërinstitucional në vlerësimindhe analizën e rreziqeve
 Menaxhimi i kohës për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
 Sistemi i planifikimit nëmenaxhimin e emergjencave
 Mësimet e nxjerra për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
 Përcaktimi i detyrave pas përfundimit të analizës dhe vlerësimin e rreziqeve

EkoHigjiena

Dekani i Kolegjit Biznesi Prof. dr. Shyqeri Kabashi, njëherësh recensent i librit ka potencuar rëndësinë e madhe që ka libri i autorit për shkencën dhe nevojat nga kjo fushë duke precizuar se autori ka arrit me mjeshtëri të pasqyroje problemet e përgjithshme si dhe ndërmarrjen e masave të cilat ndikojnë në menaxhimin e rreziqeve bazuar në vlerësimet e bëra nga institucionet dhe ekspertët.Kontribut për vlerësimin e librit “Analiza dhe Vlerësimi i Rreziqeve”, ka dhënë edhe recensenti i librit Prof. dr. Xhevat Berisha. Vështrim për librin e botuar dhanë edhe dy profesorët e Kolegjit “Biznesi”, Prof. dr. Izet Shehu eProf. dr. Musa Limani.

Libri i dedikohet fushës së emergjencave pastaj edhe fushave tjera si atyre ekonomike dhe të sigurisë dhe fushave tjera hulumtuese qe për objekt kanë studimet të kësaj natyre multidisiplinore.