/2L ONLINE/ – Ishte fshati Sllakovc, në të cilin sot është bërë përurimi i dy shtëpive të reja, të ndërtuara nga Komuna dhe donatorët, përkatësisht kështu u arrit përurimi i shtëpisë së 21 – të të ndërtuara për familjet skamnore dhe pa kulm mbi kokë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilannit, Lutfi Haziri, ka thënë se sot jemi në një ditë gëzimi, sepse po përurojmë dy shtëpi të ndërtuara nga donator Fehmi Fetahu, që për dy vjet është arritur bashkërisht, të bëjmë ndërtimin e 21 shtëpive të reja për familje skamnore e pa kulm mbi kokë.
“Në mbrëmjen humanitare janë deklaruar 11 shtëpi të ndërtohen, ndërsa sot po përurojmë shtëpinë e 20 dhe 21, kjo falë njerëzve sikur Fehmi Fetahu dhe donator të tjerë të shumtë. Këto ishin familjet që kanë jetuar në kushtet më të vështira në Komunën e Gjilanit. Ky është investim i Fehmi Fetahut i cili ka ndarë nga puna e vet në Zvicër, financa që ti gëzoj këto dy familje me gjithsej 14 anëtarë të familjes. Do të vazhdojmë edhe më tutje me renovime të shtëpive me ndërtim të shtëpive të reja, që ta zbusim gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale e cila është në Komunën e Gjilanit. Do të angazhohemi edhe më tutje që fëmijëve dhe të rinjëve t’u ofrojmë kushte më të mira për jetë”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri poashtu ka bërë të ditur se edhe këtë vit përsëri do të organizohet gala mbrëmja në mënyrë që të ndhmohen familjet që kanë nevojë e që janë në kushte të rënda ekonomine dhe sociale.
“Kështu me këtë angazhim dhe me këtë trend, llogarisim që gjatë vitit të ardhshëm, 90 për qind të rasteve të zgjidhen”, duke apeluar për të gjithë ata që kanë mundësi, që ta shohin kontributin e Fehmi Fetahut sot.
Ky është shembulli më i mirë se si duhet të solidarizohemi. Kjo është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për gjithë njerëzit që kanë shpirtë solidar, kanë solidaritet dhe ndajnë pasurinë e tyre për të mbushur sofrën e familjeve pa kulm mbi kokë dhe pa bukë në sofër. Ne japim pakë, por për këto familje dhe të tjerat të ngjashme është jetë. Shtëpia është dhurata më e madhe për këto familjeve. Këta fëmijë tani kanë mundësi që të mësojnë dhe edukohen, e të jenë të suksesshëm gjatë jetës, si në arsim, kulturë, biznes apo pse jo edhe në politikë. Urojmë që këta fëmijë të jenë ata që gjatë të ardhmes të ndihmojnë familje tjera me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale”, përfundoi Haziri, duke i uruar dy familjet për shtëpitë e tyre të reja.
Në këtë rast, donatori Fehmi Fetahu – “Vali Rench”, ka thënë se ndërtimi i dy shtëpive të reja, është ndjenjë e gëzimit per mua por edhe per këto dy familje, për Adem Momqillën me tetë anëtarë dhe me gjashtë fëmijë dhe familjen e Feriz Ymeri me gjashtë anëtarë të familjes.
“Është e papërshkrueshme dhe këtë mund ta kuptoj vetëm ai që është pjesë e kontributit për të ndihmuar familjet në nevojë. Falënderoj kryetarin Haziri për këtë iniciativën që ka marrë me gala mbrëmjen humanitare. Po mos të ishte ky, ne ndoshta nuk do ta kishim ditur se kush në çfarë kushtesh jeton. Unë sot kur shohë gëzimin dhe kënaqësinë që kanë këto familje, ndjehem shumfish më i kënaqur. Të ndihmosh sot dikë, është shumë e rëndësishme, e këto familje ishin meritore për ndihmën që kemi dhënë, ngase edhe këta kanë dëshirën të jenë të buzqeshur dhe të lumtur. Kushtet ku kanë jetuar këto familje ishin kushte ekstrem të vështira. Do të jem edhe më tutje mbështetje e fuqishme e tyre. Poashtu informoj se unë me kaq nuk do të ndalem, kontributi im në këtë drejtim do të vazhdoj edhe më tutje”, ka thënë ndër të tjerash Fethu, duke i uruar për shtëpitë këto dy familje.
Mirvete Momqilla, nëna e gjashtë fëmijëve, ka thënë se ndjehet jashtzakonishtë e lumtur me shtëpinë e re dhe me kushtet që janë krijur për jetë tash e tutje.
“Kemi jetuar në kushte shumë të vështira. Kishim shtëpi e ishim pa të, sepse ajo dukej shtëpi por tërë kohën pikonte. Ishte shtëpi që nuk kishte fare kushte për të jetuar. Tash e tutje jeta jonë dhe e fëmijëve tonë do të ndryshoj përgjithmonë
Feriz Ymer, kryefamiljarë i shtëpisë tjetër ka thënë se në shtëpi të re, është shtuar vullneti për jetë, për punë, harmonia në familje, lumturia duke ardhur momente gëzimi tek ne.
“Falë Fehmi Fetahutne sot jemi me shtëpi të re. Te ne sot ka gëzime, lumturi, vullnet për punë, përditë e më shumë po vijnë gëzime tek ne. Dashtë zoti që të gjitha familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të preken nga dora e ndihmës dhe solidaritetit. Shyqyr zotit që e prita këtë ditë ti shohë familjen time me shtëpi të re. Kushtet në të cilat kam jetuar ishin “kijamet”, çdo shi që ka ra, më ka prish gjithçka. Edhe ato pak rrobe e gjëra që kasha mi prishte. Me një fjalë kam jetuar në lloq e sot dola ne “selamet”, përfundoi Ymeri.
Shtëpitë e ndërtuara kanë një hapësirë mjaftë të madhe me dhomë për qëndrim ditor, kushinë, banjo dhe dy dhoma gjumi, çka janë të mjaftueshme për një familje mesatare në Gjilanit.
Fetahu gjithashtu ka derguar tek keto familje edhe ushqim per ta kaluar muajin e pare ne shtepine e tyre te re. /2L ONLINE/