DYLON

Përurohet “Dhoma mike”

Përurohet “Dhoma mike”
Avatar photo Redaksia

Sot, në hapësirat e Stacionit Policor në Gjilan, në prani të udhëheqësve të lartë të Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe Zëvendës Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Brigadier Cahit Irican, është përuruar “Dhoma mike”, dhomë e cila është investuar nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky investim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.

EkoHigjiena

Ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe më të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme. Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, shtimin e pajisjeve të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për personat në nevojë.

Institucionet e përfshira rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër dhunës në familje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për viktimat dhe duke fuqizuar mekanizmat mbrojtës, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.