DYLON

Përurohet Biblioteka “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll

Përurohet Biblioteka “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll
Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë sot në përurimin e Bibliotekës “Dom Mikel Tarabulluzi”, në Qendrën Pastorale-Kulturore të Famullisë së Stubllës.

Në fjalën e tij, kryetari Haliti përgëzoi famullitarin Don Fatmir Koliqi për angazhimin në ngritjen e bibliotekës dhe qendrës rinore, si dhe falënderoi këshillin e fshatit dhe të gjithë banorëve të Stubllës për kontributin në të mirë të komunitetit.

EkoHigjiena

Ai vlerësoi figurën dhe kontributin e Dom Mikel Tarabulluzit, mësuesit të shkollës së parë shqipe në Kosovë, duke theksuar se biblioteka që mban emrin e tij përbën një vlerë të çmuar për Stubllën, Komunën e Vitisë dhe mbarë Kosovën.

Me këtë rast, kryetari Haliti nderoi me mirënjohje z. Oliver Pera për kontributin e çmuar financiar në realizimin e bibliotekës, në shërbim të dijes, kulturës dhe edukimit të brezave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.