/2L ONLINE/ – Festës së 28 nëntorit-ditës së flamurit shqiptar dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më së shumti ju janë gëzuar nxënësit e shkollës fillore “ Ahmet Hajdari” në Beguncë si dhe ata që shkollës fillore “ Nijazi Rexhepi” paralelja e ndarë në fshatin Sadovinë e Çerikezëve, pasi që sot është bërë përurimi i objekteve të reja shkollore në këto dy fshatra.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ka marrë pjesë në përurimin e këtyre objekteve shkollore ndër tjerash ka thënë se Komuna e Vitisë, ka zgjedhur që në këtë festë bashkërisht të bëjë përurimin e këtyre shkollave.
“ Përurimin e këtyre shkollave po e bëjmë me rastin e një feste të veçantë për kombin shqiptar, siç është festa e 28 nëntorit. Me lejoni që sot të ju uroj këtë festë të madhe por edhe nxënësve dhe personelit arsimore objektet e reja shkollore” u shpreh kryetari Haliti.
Përndyshe në përurimin e këtyre shkollave pos strukturave komunale kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë. E për këta të fundit nxënësit e shkollave Sadovinë e Çerkezëve dhe Beguncë u dha një program kulturo-artistik. /2L ONLINE/