DYLON

Përurohen hapësirat e renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike

Përurohen hapësirat e renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, morën pjesë në përurimin e hapësirave të renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se transformimi klinikë pas klinike, institut pas instituti, do të vazhdojë deri në ndryshimin rrënjësor e cilësor të shëndetit e të shëndetësisë sonë publike. Ai tha se në kuadër të këtij projekti janë zgjeruar dhe janë pajisur me inventarë bashkëkohorë dy laboratorë: Laboratori i Imunohistokimisë dhe laboratori i patologjisë molekulare; pastaj janë riorganizuar dhomat e patologëve për më shumë specialistë, si dhe janë funksionalizuar hapësirat përcjellëse për punën e përditshme.

EkoHigjiena

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është i lumtur për punën që është kryer në Institutin e Patologjisë, institut me rëndësi të jashtëzakonshme, sepse puna aty tregon edhe për klinicistët e sidomos për Klinikën e Onkologjisë, që pacientët të trajtohen në mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë të mundshme. “Ky vit do të jetë vit i diagnostikës, do të investohet në të gjitha laboratorët pa dallim, duke filluar me teknologji të re, me digjitalizim të laboratorëve dhe natyrisht kjo është një ndihmë e madhe për klinicistët, e sidomos për pacientët, të cilët do të kenë mundësi që të diagnostikohen në mënyrë të saktë, që trajtimi pastaj të ketë sukses”, tha ministri Vitia.

Drejtoresha e Institutit të Anatomisë Patologjike, Dr. Merita Hashani, ndërkaq tha se kjo është një ditë e veçantë, për shkak se për herë të parë pas ndërtimit, kati i parë i këtij instituti merr një pamje krejtësisht tjetër përmes transformimit rrënjësor, i cili është arritur përmes mbështetjes institucionale dhe përmes manaxhmentit të ShSKUK-së. “Ky transformim ka krijuar kushte të reja të punës duke rritur kështu cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Institutin e Patologjisë dhe në këtë mënyrë ky investim do të ndihmojë dhe do të ndikojë direkt në mirëqenien e qytetarëve”, tha ajo.

Shuma e gjithmbarshme e investimit për renovimin e plotë të katit të parë të Instituteve paraklinike, i cili ka një sipërfaqe prej afër 1000 metra katrorë apo saktësisht 976 metra katrorë, është 650 mijë euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.