DYLON

Përurohen dy veprave të Bajram Kallabës

Përurohen dy veprave të Bajram Kallabës
Redaksia

Në organizim të Klubit Letrar NOSITI, në Shtepinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Dardanë u bë përurimi i dy librave të shkrimtarit Bajram Kallaba.

Përurimi bashkoi artdashësit e kësaj treve dhe miq të autorit nga Kosova Lindore dhe qytete tjera të Kosovës.

EkoHigjiena

Belgizare Kryeziu, hapi këtë përurimin e krijimtarisë letrare të Bajram Kallabës,duke theksuar se libri na bashkon , si dhe lexoi pjesë të bigrafisë së autorit.Pas përshëndetjes së të praniashmëve, u deklamuan vargje dhe pjesë të zgjedhura.Prof. Vjosa Morina-Kallaba, lexoi recensionin e Sinan Sadikut, përlibrin “ Me shushuritjen e kujtimeve”, e cila theksoi se libri poetik ka vlera të arrira artistike.

Ndërkaq,për vlerat e librit me tergime foli redaktori i librit me tregime -Nexhat Rexha, ai theksoi se libri me tregime ”Të udhëtosh me pulëbardhat”, është kurorëzim i suksesshëm ei krijimtarisë në prozë të autorit.

Në fjalën përmbyllëse foli protagonisti i kësaj dite z.Bajram Kallaba.Ai falënderoi të pranishmit për ardhjen e tyre, duke respektuar librin dhe të pranishmit.

Deklamimet e e nxënëseve të Shkollës “Metush Krasniiqi”, zgjuan intersimin e të pranishmëve për interpretim shumë të arritshëm.

Falenderim për sponsorin e Klubit Letrar “Nositi” nga Ndërmarrja ”Vëllezërit Boorovci“, edhe të këtij aktiviteti.

Pas përfundimit të përurimit, autoi i dhuroi libra për mysafirët e pranishëm.në këtë rast u shtrua edhe drekë pë mysafirët,në restorantin “Ardi” në qytet.
U bënë edhe foto të pjesëmarrësëve.

Libri dhe fjala artistike rrezatuan sot qytetin e Dradanës. Të pranishmit uruan për ardhje të tjera të librit nga autorët e kësaj treve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.