DYLON
Në Roganë të Kamenicës u mbajt ceremonia e zbulimit të busteve

Përurohen bustet e heronjve Metush Krasniqi e Sejdi Kryeziu

Përurohen bustet e heronjve Metush Krasniqi e Sejdi Kryeziu
Avatar photo Redaksia
Sot në Roganë të Kamenicës u mbajt me dinjitet të lartë ceremonia e zbulimit të busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu, në nderim të jetës dhe veprës së tyre në shërbim të lirisë dhe atdheut

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, e shoqëruar me fjalime rasti nga përfaqësues institucionalë dhe familjarë. Të pranishmëve iu drejtuan me mesazhe përkujtimore dhe frymëzuese znj. Arta Bajralija, Nënkryetare e Komunës, z. Shefik Sadiku, Kryetar i Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë, si dhe znj. Teuta Krasniqi dhe znj. Emira Kryeziu, të cilat ndanë kujtime dhe vlerësime për figurat e nderuara.

EkoHigjiena

Programi artistik i realizuar nga nxënësit e shkollave tona, me interpretimin e këngës “Pa bashkim nuk ka fuqi” dhe recitimin “Jam Shqiptar e Kosovar”, i dha ceremonisë një dimension të veçantë emocional dhe edukativ.

Në përmbyllje të aktivitetit u bë zbulimi i busteve, si dhe vendosja e kurorave me lule në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të përhershme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.