DYLON

Përulemi me nderim para dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të UÇK-së, të cilët sakrifikuan rininë, jetën dhe gjithçka që kishin për liri!

Përulemi me nderim para dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të UÇK-së, të cilët sakrifikuan rininë, jetën dhe gjithçka që kishin për liri!
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi – /  ish komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut (ZOK)/

15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit

EkoHigjiena

Sot, me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, me bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve e qytetarë, bëmë homazhe në kujtim dhe nderim të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Përulemi me nderim para dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të UÇK-së, të cilët sakrifikuan rininë, jetën dhe gjithçka kishin për lirinë që ne e gëzojmë sot. Liria e Kosovës nuk erdhi rastësisht; ajo u fitua me gjak, me qëndresë dhe me sakrifica të panumërta.

Mirënjohja jonë është e përhershme edhe për ShBA-të, NATO-n dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, që qëndruan përkrah popullit të Kosovës në ditët më të vështira të historisë sonë. Ata ishin me ne kur kishim më së shumti nevojë dhe vazhdojnë të jenë partnerë e miq të Kosovës edhe në kohë paqeje, në rrugëtimin tonë për zhvillim, siguri dhe integrim.

Sot falënderojmë dhe nderojmë gjithashtu të gjitha gratë dhe burrat që në periudha të ndryshme historike, u bënë pjesë e përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Secili prej tyre, në mënyrën e vet, ka lënë gjurmë në historinë e Kosovës dhe në themelet e shtetit tonë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Nderim e përulje e gjithmonshme për UÇK-në!

Mirënjohje e pafund për miqtë tanë ndërkombëtarë!

Urime Dita e Çlirimit, Gjilan!