DYLON

Person i humbur, Policia kërkon bashkëpunimin/ndihmën e qytetarëve dhe medias në gjetjen e tij

Person i humbur, Policia kërkon bashkëpunimin/ndihmën e qytetarëve dhe medias në gjetjen e tij
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe identifikimin e vendndodhjes së personit, njofton opinionin publik se:
Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me adresë banimi në rrugën “Lufta e Gjilanit”, qyteti Gjilan, është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe përpjekjeve për gjetjen e personit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave.

EkoHigjiena

Çdo person që posedon informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografinë e bashkëngjitur, lutet të njoftojë Policinë e Kosovës përmes njërës nga mënyrat në vijim: Stacioni më i afërt policor, Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected], Numrat kujdestarë: 192.

Policia e Kosovës garanton se të gjitha të dhënat e ofruara nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në këtë rast. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.