DYLON

Përshtatja me ndryshimet teknologjike kusht për zhvillimin e ndërmarrësisë

Përshtatja me ndryshimet teknologjike kusht për zhvillimin e ndërmarrësisë
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Fakulteti Ekonomik në partneritet me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt tryeza e debatit me temën: “Mundësitë për ndërmarrësit pas pandemisë COVID 19”, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë – #GEË Kosova 2022. Përfaqësues të bizneseve treguan përvojat e tyre gjatë kësaj kohe dhe mundësitë që janë krijuar për ndërmarrësit pas kësaj periudhe, përkatësisht kërkesat e reja  në periudhën pas-pandemike.

Erton Namoni nga kompania “ASK-Food”, Fitore Rrudhani nga kompania “Floil”, Armend Ukshini nga organizata “Aralytics” si dhe Migjen Toska nga kompania “Toska Electronics”, vunë theksin te fakti që në periudhën pos-tpandemike ndërmarrësia ka nevoja të shtuara për kuadro që përshtaten në ndryshimet teknologjike. Ata thuaja njëzëri konstatuan se për këtë kategori të kuadrove ka shumë kërkesa nga ana e bizneseve, duke përcjell porosinë të studentët që duhet të përgatiten në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Në këtë bashkëbisedim mes ndërmarrësve dhe studentëve e profesorëve u trajtuan edhe tema specifike për mundësitë që studentët nesër të jenë vetë ndërmarrës. U theksua nevoja e mbështetjes së ndërmarrësisë në Kosovë pasi që ajo është motori i zhvillimit ekonomik.

Në fund, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr. Xhevat Sopi, ka falënderuar panelistët për kontributin në organizimin e këtij debati, për të cilin tha se do të jetë si një fillim që do të vazhdoj të bëhet më i shpeshtë e jo vetëm në kuadër të GEW, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin mes Fakultetit dhe bizneseve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.