DYLON

Përse gogësimat janë ngjitëse?

Avatar photo Redaksia

Edhe pse gogësimat i lidhim me pagjumësinë apo mërzinë, duket se funksioni i tyre është të na mbajnë zgjuar. Gogësimat shkaktojnë zgjerim të faringut dhe laringut, duke lejuar sasi të mëdha ajri të futen në mushkri; oksigjeni hyn në gjak dhe rrit gatishmërinë tonë.

Gogësimat janë ngjitëse. Kushdo ka pasur rastin të japë mësim në një klasë të mbushur me nxënës të përgjumur e të mërzitur. Në shumë situata, gogësimat mund të shërbejnë për t’u përcjellë të tjerëve nevojën për rritjen e gatishmërisë. Pamje filmike ku shfaqen skena gogësimash, shtojnë shpeshtësinë e gogësimave.

EkoHigjiena

Aftësia për të gogësitur është ngulur në thellësi të trurit, në palcën e zgjatur. Megjithatë, tek disa pacientë, i vetmi vend në tru që mund të shkaktojë gogësimat është një grup neuronesh të trurit të mesëm, që shpie komandat e lëvizjeve nga truri te muskujt e fytyrës. Disa studiues mendojnë se gogësimat nisin pikërisht nga këto neurone.

Gogësimat nuk ndodhin vetëm në gjendje të vullnetshme; mund të ndodhin edhe te njerëzit në koma vegjetative.

Çudia e pranisë së gogësimës në një hapësirë aq të vogël sa palca e zgjatur, është se sinjalet mund të kalojnë një zonë në tjetrën. Për shembull, te disa gra, gogësimat mund të nxisin eksitimin, si pasojë orgazmën (një efekt anësor i Prozakut), një lidhje e rastësishme e cila (për ato pak fatlume) mund t’i kthejë situatat e mërzitshme në tepër interesante.

Dëgjimi, shikimi, madje edhe vetë të menduarit për një gogësimë mund të nxisë cirkuitin e gogësimave. “Ndoshta jeni duke mbajtur një gogësimë teksa po lexoni këto rreshta, siç na ndodhi edhe neve kur i shkruam”, shkruan Sandra Aamodt.

Edhe pse nënvizuam arsyet se pse gogësimat mund të jenë ngjitëse – përparësia e ndarjes me të tjerët të një sinjali – nuk e dimë me saktësi se çfarë ndodh në tru që e shkakton këtë ngjitje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.