DYLON

Përpjekja: Këtë fundvit, Baba ishte edhe Babadimri edhe Grinçi!

Përpjekja: Këtë fundvit, Baba ishte edhe Babadimri edhe Grinçi!
Avatar photo Redaksia

Qendra Sociale “Përpjekja”, e njohur për performancat e saja dhe reagimet për çështje të ndryshme, ka reaguar edhe në këtë fillimvit. Kjo qendër ka publikuar foton e një grafiti në murin e një ndërtese institucionale ku ndodhet disa zyre dhe drejtori të Komunës së Gjilanit.

Grafiti thumbues “Baba ia mori shtesa gjyshit edhe motrës për me pagu faturën e rrymës”,  shoqërohet me një reagim të kësaj qendre si më poshtë:

EkoHigjiena

 ***

Proverbi religjioz, sipas të cilit as njëra dorë nuk duhet ta shohë dorën tjetër teksa jep, është përmbysur dhe zgjeruar në kuptimin krejt të kundërt nga ky pushtet. Për këtë pushtet, dora që jep duhet të promovohet, fotografohet e reklamohet, por është edhe një dorë tjetër, me të cilën ato që i jep si sadaka elektorale i merr me faturën e rrymës së oligarkëve në ardhje.

Prandaj, shumë familje këto shtesa për pensionistët e për fëmijët i kanë përdorur për të paguar faturat e shtrenjta deri në absurd të rrymës.

Çdo herë e më shumë çmimet e kripura po ua mbysin gëzimet e festave qytetarëve. Dhe kjo nuk vjen as nga shkaqe natyrore, e as nga faktorë të panjohur. Fajtorët e parë janë tregtarët spekulantë, dhe e dyta është qeveria, e cila këtë problem jetik nuk duket ta ketë as për së afërmi prioritet.

Këtë fundvit, Baba ishte edhe Babadimri edhe Grinçi.