DYLON

Përmirësimi i pozitës së personave me nevoja të veçanta, përmirësim i mirëqenies sonë kolektive

Përmirësimi i pozitës së personave me nevoja të veçanta, përmirësim i mirëqenies sonë kolektive
Avatar photo Redaksia

Presidentja: Përmirësimi i pozitës së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë është përfundimisht përmirësim i mirëqenies sonë kolektive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot në ditën e personave me nevoja të veçanta, me mendje e me zemër është në çdo shkollë, në çdo institucion, e në çdo hapësirë publike ku fëmijët dhe të rriturit me nevoja të veçanta ende ballafaqohen me sfida të shumta sa i përket qasjes, lëvizshmërisë e mundësisë për të shijuar eksperienca të shumta sikurse shumica e qytetarëve.

EkoHigjiena

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Sot, në ditën e personave me nevoja të veçanta, me mendje e me zemër jam në çdo shkollë, në çdo institucion, e në çdo hapësirë publike ku fëmijët dhe të rriturit me nevoja të veçanta ende ballafaqohen me sfida të shumta sa i përket qasjes, lëvizshmërisë e mundësisë për të shijuar eksperienca të shumta sikurse shumica e qytetarëve.

Viti 2022, i shpallur si vit i personave me nevoja të veçanta, le të na shërbejë si thirrje e përditshme për ta bërë të pamundurën për t’ua shtuar mundësitë të gjithë atyre vajzave dhe djemve, burrave dhe grave, të cilët janë burim i pashterrshëm i energjisë, optimizmit e potencialit të pafund. Angazhimi dhe krijimi i mundësive të reja për ta, është angazhim për një të ardhme të dinjitetshme për të gjithë dhe për mundësi të reja për zhvillim dhe progres në vendin tonë. Përmirësimi i pozitës së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë është përfundimisht përmirësim i mirëqenies sonë kolektive./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.