(2L ONLINE) – Janë zhvilluar duelet kthyese të rrethit të parë të Kupës, në Ligën “Agim Ramadani”. Shumë të papritura, rezultatate dhe ndeshje mjaft interesante janë regjistruar në ndeshjet e zhvilluara këtë vikend, deri sa të pranishmit në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan, kanë patur mundësinë të shohin spektakël nga skuadrat pjesëmarrëse.
Verbica ka arritur ta ruajë kapitalin e ndeshjes së parë në duel me Vëllezërit Aliu, duke prenotuar kështu biletën e çerekfinales. Në duelin kthyes dy skuadrat dhanë gjithçka nga vetja për të arritur objektivin e duhur, mirëpo ndeshja u mbyll pa gola dhe fituesi tashmë dihej.
Eksimori ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë (0-1), për të shkuar tutje. Në ndeshjen kthyese ndaj skuadrës, Fatbardhi, realizuan plotë gjashtë herë që ishte e mjaftueshme për të ecur tutje. Në një ndeshje që dhuroi shumë gola, karton dy ngjyrësh e shumëçka tjetër, por në fund dha verdiktin e një fituesi, i cili ishte Eksimori.
Malsia ka zhvilluar një ndeshje briliante dhe me shumë pak fat ka mundur të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë ndaj skuadrës Dalia. Në fakt, djelmoshat e veshur me blu, arritën të bënin një gjë të tillë, mirëpo në fundin e ndeshjes u ndëshkuan nga një pakujdesi, për tu eleminuar nga garat e kupës.
Katana ka arritur të shkrijë epërsinë e skuadrës Budrika, në duelin kthyes të zhvilluar ditën e shtunë. Fati i ndeshjes u përcaktua përmes penaltive, të cilët më të saktë dolën të jenë futbollistët e skuadrës Katana, që festojnë kështu kalifikumin tutje drejt çerekfinales.
Dobërçani me plotë sukses i’a del të kalojë sfidën përballë skuadrës, FSK. Në fakt, arritën të fitonin edhe ndeshjen kthyese të rrethit të parë, për tu siguruar mirë drejt kalimit në çerekfinale. Një ndeshje mjaft interesante që pati kthesa të shumta në rezultat, por fundi pati vetëm një drejtim.
Karadaku ka barazuar rezultatin e ndeshjes së parë, në duel me Migjenin, (4:5). Në një ndeshje mjaft dramatike me kthesa të shumta në rezultat, u mbyll në 10 sekondat e fundit me golin e realizuar nga futbollistët e Karadakut, për ti siguruar ekzekutimin e penaltive. Më të saktë dolën të jenë futbollistët e skuadrës Migjeni, që sigurojnë kështu kalifikimin tutje, pas një drame të vërtetë.
SK Arifi mbyll me fitore këtë fazë të kupës, duke triumfuar sërish ndaj skuadrës, Xixa. Në fakt deri në minutat e fundit të ndeshjes ishin përcaktues për fatin e kësaj ndeshje, pasi futbollistët e skuadrës, Xixa, kishin përmbysur dy herë rezultatin, mirëpo pa arritur ta ruajë atë.
/2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI