DYLON

Përmbyset Drita!

Përmbyset Drita!
Avatar photo Redaksia

Në minutat e fundit të ndeshjes, skuadra e Dritës ka pësuar gol dhe ka humbur takimin e parë ndaj skuadrës rumune FCSB. 3 me 2 ishte rezultati final i këtij takimi  të parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, e cila u luajt në stadiumin “National Arena” të Bukureshtit, ndonëse skuadra gjilanase  ishte në epërsi (0:2).

Për Dritën shënuan Veton Tusha e Arb Manaj e për rumunët Daniel Birligea (2 herë) dhe Danijel Graovac.

EkoHigjiena

Tani, Dritës i mbetet që në ndeshjen e kthimit ta zhbëjë këtë epërsi minimale të rumunëve dhe ta kërkojë fitoren që e dërgon tutje.

Përrndryshe, nëse Drita siguron rezultatin e duhur në ndeshjen e kthimit, atëherë ajo do të përballet në “play-off”in e Ligës së Evropës me skuadrën skoceze Aberdeen, derisa nëse eliminohet nga skuadra rumune, ajo do të transferohet në “play-off”in e Ligës së Konferencës, ku e pret fituesi i duelit mes Differdange dhe Levadia. 

Ndeshja e radhës do të zhvillohet pas një jave në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.