DYLON

Përmbyllni subvencionet

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoresha e DKRS-së Kaltrinë Sylejmani, ka ftuar të gjithë ata të cilët janë subvencionuar gjatë vitit 2016, t’i raportojnë fondet e përfituara deri në fund të këtij muaji. Ajo duke iu referuar rregullores për ndarjen e subvencioneve, njoftoi se OJQ-të të cilat nuk raportojnë do ta humbasin të drejtën e subvencionimit për 3 vitet e ardhshme.

Sylejmani tha se 2016-ta është vit historik i mbështetjes së OJQ-ve të kulturës, rinisë dhe sporteve, meqë janë ndarë 78,514.34 Euro Subvencione.

EkoHigjiena

“Duke e pas parasysh që subvencionet të cilat i kemi ndarë te Organizatat e ndryshme, janë para publike, ne jemi të interesuar dhe vendosur që për këto mjete të raportohet me transparencë të plotë” shtoi ajo.

Përndryshe, tha se bashkëpunimi ishte shumë i mirë me Organizatat Joqeveritare dhe Shoqërinë civile të cilat ishin edhe pjesè e vendimmarrjes përmes aktiviteteve të ndryshme dhe bashkërisht kanë shënuar suksese të shumta, për çka ky bashkëpunim i mirë do të vazhdoj edhe këtë vit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.