DYLON

Përmbyllja e Javës Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

Përmbyllja e Javës Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë
Redaksia

Në ambientet e Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Gjilan, u mbajt konferenca përmbyllëse e Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, një aktivitet i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi të drejtat, dinjitetin, pavarësinë dhe përfshirjen e personave të verbër.

Në këtë konferencë ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socialee Komunës së Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me përfaqësues institucionalë, organizata të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët diskutuan për sfidat me të cilat përballen personat e verbër dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme institucionale.

EkoHigjiena

U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave për krijimin e kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuara, duke siguruar qasje më të lehtë në shërbime shëndetësore dhe sociale, mundësi të barabarta, rehabilitim dhe pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore.

“Si Drejtori e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mbetemi të përkushtuar që, përmes bashkëpunimit dhe veprimeve konkrete, të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së kësaj kategorie, duke promovuar një mjedis më të qasshëm, gjithëpërfshirës dhe të përshtatshëm për nevojat e tyre”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së..

“Të krijojmë kushte më të mira, të largojmë barrierat dhe të ndërtojmë një shoqëri ku secili person trajtohet me dinjitet dhe ka mundësi të barabarta për të jetuar i pavarur”, ka thënë Mimoza Kadriu Qerimi, drejtoreshë e DSHMS-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.