DYLON
“Ditët e Agimit 2026".

Përmbyllet manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”

Përmbyllet manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”
Avatar photo Redaksia
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot në Zhegrën e tij, aty ku lindi shpirti i lirë që do t’i jepte dritë maleve tona, u bëmë bashkë për të përmbyllur "Ditët e Agimit".

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit” në Zhegër, kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026″.

Në këto aktivitete ishin përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, Konuna e Gjillanit, subjektet politike e të tjerë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot në Zhegrën e tij, aty ku lindi shpirti i lirë që do t’i jepte dritë maleve tona, u bëmë bashkë për të përmbyllur “Ditët e Agimit”.

“Sikur jeta të mos ishte ndërprerë në altarin e atdheut, Komandant Katana, sot do të festonte ditëlindjen e tij të 63-të. Në këtë 3 maj, ne nuk kujtuam vetëm një komandant që theu kufijtë e padrejtë me forcën e grykës së pushkës. Ne kujtuam poetin që e shkroi lirinë me vargje para se ta vuloste me gjak, dhe artistin që pikturoi të ardhmen tonë me ngjyrat e sakrificës”, tha Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se nga fushat e sportit te vargjet e rinisë, Zhegra dhe Gjilani frymuan këto ditë me energjinë e tij.

“Lavdi e përjetshme Komandantit Agim Ramadani”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.