DYLON

Përmbyllet manifestimi për 65-vjetorin e lindjes së heroit Nuhi Berisha

Përmbyllet manifestimi për 65-vjetorin e lindjes së heroit Nuhi Berisha
Avatar photo Redaksia

Është përmbyllur manifestimi dyditor kushtuar 65-vjetorit të lindjes së heroit të kombit, Nuhi Berisha, i cili përmes një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe përkujtimore nderoi jetën dhe veprën e tij.

Aktivitetet përmbyllëse nisën me sport, përmes turnirit të karatesë në Kamenicë dhe turnirit në futboll të vogël, duke vazhduar më pas me Akademinë Përkujtimore, të mbajtur në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

EkoHigjiena

Në këtë akademi u përkujtua jeta, veprimtaria dhe sakrifica e heroit Nuhi Berisha, i cili mbetet një nga figurat e rëndësishme të historisë së rezistencës dhe përpjekjes për liri.

Komuna e Gjilanit shpreh mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe qytetarët që u bënë pjesë e këtij manifestimi dyditor, duke dëshmuar respektin dhe përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike.

Kujtimi për heroin Nuhi Berisha mbetet i përjetshëm.

Lavdi!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.