DYLON

Përmbyllët cikli dymujor i punës edhe gjatë të shtunës në Administratën e Përgjithshme në Gjilan

Përmbyllët cikli dymujor i punës edhe gjatë të shtunës në Administratën e Përgjithshme në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Administratës së Përgjithshme të Komunës së Gjilanit kanë bërë me dije se sot kanë përmbyllur ciklin dy-mujor të punës së vazhdueshme gjatë të shtunës, një vendim që ishte marrë për t’iu përgjigjur fluksit të shtuar të kërkesave gjatë sezonit veror, si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve tanë, me qëllim që ata të marrin shërbime sa më të shpejta, më efikase dhe pa vonesa, transmeton Portali 2LONLINE.

Elbasan Shabani, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit ka thënë se sot po përmbyllin ciklin dymujor të punës së vazhdueshme gjatë vikendeve, ku edhe të shtunave vëllezërit dhe motrat tona nga diaspora patën mundësinë të marrin shërbime nga gjendja civile në komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Dy muaj dyert e gjendjes civile kanë qenë të hapura edhe të shtunave, ku ofruam shërbime me përkushtim përgjegjësi dhe respekt për ta. Një falënderim i veçantë dhe i sinqertë shkon për të gjithë zyrtarët e gjendjes civile, të cilët me përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm zgjodhën të jenë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë ditëve të vikendit”, ka thënë drejtori i Administratës, Elbasan Shabani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.