DYLON

Përmbyllen aktivitetet e Kamenica Summer Fest 2026

Përmbyllen aktivitetet e Kamenica Summer Fest 2026
Avatar photo Redaksia

Mbrëmë, në Amfiteatrin e Lugut të Verdhë, u mbajt “Darka e Kryetarit me Qytetarë”, një mbrëmje e veçantë që shënoi përmbylljen e aktiviteteve të shumta të Kamenica Summer Fest 2026.

“Darka u karakterizua nga ushqimet tradicionale vendore, atmosfera e ngrohtë dhe momentet e bukura të kaluara së bashku me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në darkën e mbrëmshme, si dhe për pjesëmarrjen gjatë gjithë organizimit të Kamenica Summer Fest 2026.

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij festivali dhe që, me praninë dhe mbështetjen e tyre, e bënë Kamenicën edhe më të gjallë gjatë këtyre ditëve”, tha Rahimaj.

Ai shtoi se kjo darkë ishte një mundësi e mirë për të bashkëbiseduar, për të ndarë kujtime nga ditët e festivalit dhe për të festuar së bashku një verë të mbushur me muzikë, sport, kulturë dhe aktivitete për të gjitha moshat.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.