DYLON

Përmbushi premtimin dhënë gjyshes

Avatar photo Redaksia

Shqiptarja nga Turqia, përmbush premtimin dhënë gjyshes, gjen kushërinjtë e saj në Gjilan Vajza 25 vjeçare, Ezgi Ilbaş nga qyteti i Bursas së Turqisë ka gjetur kushërinjtë e saj në Gjilan, pasi stërgjyshërit e saj 85 vjet më parë ishin shpërngulur në Turqi.

Gjyshja e Ezgi Ilbaş, Sanija, para 85 vjetësh, kur ishte vetëm një vjeçare, së bashku me prindërit e saj ishte shpërngulur në Turqi dhe ishin vendosur në Bursa, dhe që nga atëherë nuk kishin ardhur asnjëherë në Kosovë.

EkoHigjiena

Takimi i saj me kushërinjtë ndodhi pasi Ezgi, e cila gjithmonë e ka konsideruar veten shqiptare, kishte ardhur nga Turqia për t’i kërkuar kushërinjtë, meqë i kishte premtuar gjyshes së saj që do të mundohet ta gjejë familjen e saj.

“E kam pyetur gjyshen se a dëshiron t’i vizitojë trojet ku ke lindur, ndërsa ajo mu ka përgjigjur: sigurisht se po, vetëm se e dimë se ku i kemi të afërmit, pasi për herë të fundit jemi dëgjuar para 40 vjetësh”, tha Ezgi për  ‘G-Lan City’.

Me të ardhur në Gjilan, Egzi kishte kontaktuar administratorët e faqes “G-Lan City” të cilët e ndihmuan në gjetjen e kushërinjve të saj të cilët i kërkonte.

Pas prezantimit te kushërinjtë, përkatësisht te Faik Dërvodeli të kushërirës së tij dhe pas shpjegimit të vajzës dhe përkthimit nga administratorët e ‘G-Lan City’, ata kuptuan që me të vërtetë ishin kushërinj.

Të dyja palët, si familja e Faik Dërvodelit, ashtu edhe Egzi Ilbaş ishin shumë të lumtur për këtë ndodhi që u ndodhi atyre, meqë nuk kishin kontaktuar qysh nga viti 1974, kur babai i Faikut, Rexhepi kishte vizituar kusherinjtë në Turqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.