Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast që po e trajtojnë si “sulm/lëndim i rëndë trupor”, që është regjistruar në statistikat policore të Gjilanit.
Raportohet se një grup të rinjsh, pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike me ç ‘rast njëri nga dy të dyshuarit (i mitur) ka lënduar viktimën (i mitur).
Ja raporti i plotë i policisë:
SULM / LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 19.02.2021 – 11:00. Raportohet se një grup të rinjsh, pas një mosmarrëveshje, janë përfshirë në një përleshje fizike, me ç ‘rast njëri nga dy të dyshuarit, meshkuj kosovar, i mitur ka lënduar viktimën e mitur, mashkull kosovar, të cilit i është ofruar tretman mjekësor në qendrën spitalore në Gjilan dhe më pas është liruar për në shtëpi. Nuk raportohet për te arrestuar. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.