DYLON

Përkundër humbjes nga Rayo Vallecano, skuadra e Dritës vazhdon tutje rrugëtimin evropian

Përkundër humbjes nga Rayo Vallecano, skuadra e Dritës vazhdon tutje rrugëtimin evropian
Avatar photo Redaksia

Kampionia e Kosovës, FC Drita, ka humbur sonte ndeshjen e gjashtë, të fundit, të fazës së ligës në UEFA Conference League, nga Rayo Vallecano-s, 3:0 (Florian Lejeune, 33′ Gerard Gumbau 66′, Alfonso Espino 83′), por ajo çfarë është e rëndësishme, skuadra bardh e kaltër me 8 pikët e grumbulluara, ia ka dal të radhitet në mesin e 24 ekipeve, me çka vazhdon tutje garën në play-off, nga vendi i 20-të.

Drita, në rrugëtimin e deritanishëm kishte barazuar me KuPS Kuopio dhe Omonia Nicosia, kishte fituar nga Shelbourne dhe Shkëndija dhe humbur nga AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano. 

EkoHigjiena

Ja postimi i plote i Dritës pas këtij suksesi

Një mbrëmje e vështirë në rezultat, por një kapitull historik për ne.

Pavarësisht humbjes 3–0, ne arrijmë të kualifikohemi në fazën Play-Off të UEFA Conference League, duke shkruar edhe një tjetër faqe historie për klubin tonë dhe për futbollin e Kosovës.

Falënderim i veçantë për INTELEKTUALËT, tifozët tanë të jashtëzakonshëm, që na qëndruan pranë kudo e gjithmonë dhe na dhanë forcë në çdo moment.

Rrugëtimi ynë evropian vazhdon. ?

Historia jonë nuk ndalet këtu. ⏳

#ForcaDrita

/2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.