Përkujtojnë kolegun e rënë në detyrë

Përkujtojnë kolegun e rënë në detyrë

Kolonel Elmina Mahmuti, dhe Nënkolonel Shaban Azizi, me bashkëpunëtorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës nё Gjilan, nё përvjetorin e tetëmbëdhjetë të rënies në detyrë të ish kolegut, Lazim Rexhepi, nё shenjë respekti dhe përkujtimi kanë vizituar Stacioni Policor në Kamenicë, ku janë pritë nga kapiteni Florim Klaiqi, komandant dhe stafi i tij.

Sё bashku me anëtaret e familjes së të ndjerit edhe stafi komandues të stacionit policor tё Kamenicës, pranë lapidarit tё Policit të ndjerë Lazim Rexhepit janë vendosur kurora dhe lule tё freskëta.

Nga një fjalim rasti Kolonel Elmina Mahmuti është përkujtuar puna dhe devotshmëria e Lazim Rexhepit.

Mahmuti është shprehur se vetit profesionale njerëzorë e para së gjithash humane të Lazimit, janë motivim shtytës për gjithë ne Kolegët e tij pjesëtar të Policisë së Kosovës si dhe do të mbeten për gjithmonë shembull për gjeneratat e ardhshme.

“Policia e Kosovës gjithmonë do ta përkujtoj me pietet, dhe të mburremi dhe ndjehemi krenar që e patëm kolegë”.

KOMENTE