DYLON

Përkujtohet themeluesi i Shoqatës “Vatra”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Janë mbushur katër vjet nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës “Vatra”, Njazi Kadriu. Me rastin e këtij përvjetori, Kryetarja e Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani së bashku me bashkëpuntorë bëri homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Njazi Kadriu, në Gjilan.

“Njazi Kadriu për shtatë vite radhazi vuajti kazamateve serbe, qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe, e megjithatë torturat nuk e thyen”, u tha nga të pranishmit .

EkoHigjiena

Gjithashtu u tha se Njaziu doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara, duke themeluar UÇK-në dhe UÇPMB-në, Njaziu qe nga ata veprimtarë që u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes.

Kurse Mefail Ramadani bashkëveprimtar i Njazi Kadriut evakuoi kujtime në veprmitaritë ilegale të cilat i kishin bërë së bashku me Njaziun duke shtuar : Njazi Kadriu ishte i dëshmuar si një patriot i pa epur i cili në aksionet që bëmë së bashku ishte i vendosur për të quar përpara kauzën e Bashkimit Kombëtar.

Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, kontriboi edhe pas luftës, derisa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithmonë nga kjo jetë”.

Gjatë homazheve të bërë në varrin e të ndjerit e evokuan kujtime për Njaziun nga: Mefail Ramadani Hoxhë i Malësisë së Bujanocit, Ibrahim Maliqi nga Zyra për Preshevë, Bujanoc, Medvegje, Enver Haziri e Kushtrim Kadriu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.