DYLON

Përkujtohet shkrimtari dhe publicisti Ramadan Musliu

Përkujtohet shkrimtari dhe publicisti Ramadan Musliu
Redaksia

Në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur, Ramadan Musliu, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i tij për ta nderuar dhe kujtuar atë.

Në homazhe të pranishëm ishin edhe personalitete të tjerë si poet dhe dashamirës të fjalës së shkruar si dhe përfaqësues të shoqatës së shkrimtarëve që mbanë emrin e tij.

EkoHigjiena

Ndërsa sot nga ora 10:30 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu”, organizon manifestimin tradicional të orës letrare “Metamorfoza e vjeshtës”.

Gjatë këtij aktiviteti pritet të bëhet edhe promovimi i librit “Poetika e transformimit në poezinë e Ramadan Musliut” të autorit, Sarë Gjergji. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.