DYLON

Përkujtohet ofensiva serbe e 15 prillit të vitit 1999 mbi popullatën e fshatrave Skifteraj e Smirë

Përkujtohet ofensiva serbe e 15 prillit të vitit 1999 mbi popullatën e fshatrave Skifteraj e Smirë
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë dhe të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti për të përkujtuar viktimat e rëna dhe martirëve nga ofensiva e forcave paramilitare serbe mbi fshatin Skifteraj dhe Smirë.

Këshilli i fshatit Gjylekar, përmes një postimi ka përkujtuar këtë ditë, duke rikujtuar se me 15 prill 1999, gjatë kësaj ofensive janë plagosur mbi 17 banorë, si dhe janë vrarë 6 persona në mesin e tyre pleq e fëmijë.

Ndërkaq për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 , homazhet në Viti janë bërë vetëm nga një numër i vogël i përfaqësuesve të komunës së Vitisë dhe të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.