Sot përkujtohet Masakra e Reçakut që ndodhi më 15 janar të vitit 1999, ku vranë e u masakruan mbi 45 civil shqiptarë. Në mesin e tyre mbetën të vrarë edhe tetë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përpjekje për t`i mbrojtur civilët e pafajshëm.
Masakra e Reçakut ktheu sytë kah shqiptarët e Kosovës dhe gjenocidin që ushtronin forcat serbe mbi të.
Ngjarjet dhe tmerrin e masakrës së Reçakut e pa edhe ish-ambasadori William Woker, e cili i tregoi botës për dhunën që forcat serbe po e ushtronin në Kosovë ndaj popullatës civile shqiptare.
Përfaqësues të institucioneve, të partive politike dhe qytetarë të shumtë do të bëjnë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor ‘Masakra e Reçakut’