DYLON

Përkujtohet dëshmorin Kemajl Azizi

Përkujtohet dëshmorin Kemajl Azizi
Avatar photo Redaksia

Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, është përkujtuar dhe janë bërë homazhe në nderim të këtij dëshmori.

Këtyre homazheve i ka paraprirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ku edhe vendosën kurora me lule pranë varrit të dëshmorit.

EkoHigjiena

Në homazhe morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera komunale, përfaqësues të subjekteve politike, policisë, qytetarë të shumtë dhe anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve që mban me krenari emrin e dëshmorit Kemajl Azizi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.