DYLON

Përkujtohet dëshmori Sherif Frangu në përvjetorin e rënies

Përkujtohet dëshmori Sherif Frangu në përvjetorin e rënies
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit, Sherif Frangu.

Homazhet u zhvilluan në përvjetorin e rënies së tij, më 3 prill, duke kujtuar sakrificën e Frangut, i cili u vra në vitin 1981 në Ferizaj, nga forcat policore serbe, gjatë demonstratave të asaj kohe.

EkoHigjiena

Me këtë rast, përfaqësuesit institucionalë nderuan figurën dhe kontributin e dëshmorit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit ndaj atyre që dhanë jetën për liri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.