Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Mejdi Korrani sot përfaqësuesit të institucioneve komunale të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë janë bërë homazhe në varrin e këtij dëshmori në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Viti.
Mbi varrin e tij janë vendosur kuore lulesh, sikur që edhe është nderuar me një minutë heshtje.
Homazheve iu janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë, bashkëluftëtarë të tij dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në mesin e tyre edhe Këshilli i Pozheranit në krye me Ilir Zuken.
Homazhe janë bërë edhe në shtatoren e dëshmorit në vendin e lindjes së tij në Pozheran. /2LONLINE.com/