Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Kenan Halimi sot përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, në krye me zv.kryetarin Hasan Aliu, kanë bërë homazhe në varrin e tij në fshatin Gjylekar të Vitisë.
Këtyre homazheve ju janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Organizatës së Veteranëve të Luftës, përfaqësues të partive politike, bashkëluftëtarë, bashkëvendës e familjarë të dëshmorit.
Me këtë rast u vlerësua lart vepra dhe kontributi deri në flijimin e tij për liri.
Ndërkaq pasi që shkolla e fshatit Gjylekar mbanë emrin e këtij dëshmori është mbajtur edhe një program shkollor për ditën e shkollës, ku një fjalë rasti mbajti edhe zv. kryetari Aliu.
Gjithashtu sot në orët e mbrëmjes pritet të mbahet edhe finalja e turneut tradicional në futboll të vogël “Kenan Halimi”.
Përndryshe Kenan Halimi ra dëshmor si pjesëtar i UÇK-së, në luftën e fundit më 1999, në komunën e Suharekës. /2LONLINE/