DYLON

Përkujtohet dëshmori i kombit Kenan Halimi

Përkujtohet dëshmori i kombit Kenan Halimi
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Kenan Halimi, sot përfaqësuesit e komunës së Vitisë, në krye me zv/kryetarin Hasan Aliu, përfaqësuesin e OVL-UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami, policisë, deputetë të Republikës së Kosovës, bashkëvendës e familjarë të dëshmorit dhe të tjerë kanë bërë homazhe të varri i këtij dëshmori në fshatin Gjylekar të Vitisë.

Më pas është shënuar edhe dita e shkollës që mbanë emrin e këtij dëshmori në vendin e tij të lindjes në Gjylekar të Vitisë.

EkoHigjiena

Zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në shënimin e ditës së shkollës ka mbajtur edhe një fjalë rasti.

“Shkollat që mbajnë emrin e një dëshmori duhet të kenë motiv shtesë për mësimdhënie dhe mësimnxënie, sepse vetëm përmes rezultateve të mira ata lartësojnë edhe me shumë emrin e dëshmorëve”, u shpreh Aliu. 

Ndërkaq Avdyl Bajrami, nga OVL- UÇK në Viti, tha se kjo ditë shënon kalimin në përjetësi të dëshmorit Kenan Halimi, i cili sipas tij i ka lënë të gjitha të mirat që ka pasur në mërgim për të ju bashkuar çlirimtarëve të vendit.

Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe drejtori i shkollës “Kenan Halimi”, Eshref Sadiku kurse të pranishmit i ka përshëndetur edhe një anëtarë e familjes Halimi.

Më pas nxënësit e  kësaj shkolle kanë mbajtur një program të pasur kulturor dhe artistik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.