DYLON

Përkujtohet Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990

Përkujtohet Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, pritën sotdelegatë, përkatësisht deputetë të Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës e cila e ka miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.

Në fjalën hyrëse kryeministri Kurti tha se Deklarata Kushtetuese ishte shprehje e lirisë, por edhe e barazisë, ishte shprehje e vullnetit të popullit kundër diskriminimit e nënpërfaqësimit. Duke përmendur edhe Kushtetutën e 7 Shtatorit në Kaçanik, ai theksoi se “këto dy akte politike, të cilat e përplotësuan njëra-tjetrën, ishin shpallje deklarative politike, por edhe shpallje normuese e juridike të Kosovës republikë, si një vullnet politik gjithëpopullor e i kamotshëm, i cili deri atëherë ishte qarkulluar masivisht, por vetëm si një parullë”.

EkoHigjiena

“Më 2 korrik 1990, vullneti legjitim politik i shqiptarëve triumfoi mbi dhunën, shtypjen dhe diskriminimin politik të Serbisë ndaj tyre. Republika e Kosovës, e shpallur në vitin 1990, ishte e para republikë e Kosovës, e cila rezultoi të ishte republikë për rezistencë, njëherë për qëndresë paqësore e mandej edhe për luftë çlirimtare”, tha kryeministri.

Duke iu drejtuar delegatëve të pranishëm, kryeministri në detyrë Kurti tha se takimi në përvjetorin e 36-të të Deklaratës është falënderim e mirënjohje ndaj tyre dhe përpjekje për të kultivuar një traditë institucionale të njohjes së vlerave, kontributeve dhe historisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.