DYLON

Përkujtohet atdhetari Njazi Kadriu

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) –  Sot, u bën 2 vjet nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës “Vatra”, Njazi Kadriu. Me rastin e përvjetorit të vdekjes, Lëvizja “Vatra”, mbajti një tubim përkujtimor, në të cilin u fol me pietet për veprimtarinë atdhetare të Njaziut.

Tubimin e hapi kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Sejdulla Kadriu, ndërsa për jetën dhe veprimtarinë e tij atdhetare foli miku i tij Ismet Tafili, i cili ndër të tjera tha se Njaziun e karakterizonte devotshmëria deri në përulësi për Atdheun.

EkoHigjiena

“Për gjashtë vjet radhazi vuajti kazamateve serbe. Qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur  me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe. E megjithatë torturat nuk e thyen. Ai doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar  edhe më përpara. Dhe ndodhi UÇK dhe UÇPMB, Njaziu qe nga ata veprimtarë u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes. Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, komunikoi edhe pas luftës deri sa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur  përgjithnjë”, tha Tafili.

Ndërsa Avni Veliu, tha se Njaziu njëmend ka ikur  fizikisht, por vepra e tij po ec me ne.

Sali Mala ish burgosur politik dhe një nga miqtë e Njaziut evokoi ngjarje të qëndresës së Njaziut në burgjet serbe, për të konstatuar se ai u dëshmua për qëndresë të paepur.

Pas tubimit, pjesëmarrësit bën homazhe tek varri i Njazi Kadriut në varrezat e qytetit të Gjilanit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.