DYLON

Përkujtohet 26 vjetori i Epopesë së lavdishme të UÇK-së –Betejës së Zhegocit

Përkujtohet 26 vjetori i Epopesë së lavdishme të UÇK-së –Betejës së Zhegocit
Avatar photo Redaksia

Në 26 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë sot homazhe te lapidari i dëshmorëve në fshatin Zhegoc dhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Ky manifestim u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, së bashku me shoqatat e dala nga lufta dhe këshillin organizativ.

EkoHigjiena

Të pranishëm ishin edhe familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, luftëtarë të lirisë dhe qytetarë.

Po ashtu ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat i është kushtuar Epopesë së UÇK-së- Beteja e Zhegocit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Zhegocit, bënë homazhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilët e pafajshëm, që ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut.

“Në pranverën e vitit 1999, Zhegoci u bë arenë e qëndresës së pathyeshme ndaj një armiku brutal, derisa sot e gjithmonë ne do të kujtojmë me krenari atë betejë që vulosi edhe më fuqishëm rrugën drejt çlirimit. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha kryetari Alban Hyseni.

Për Epopesë së lavdishme të UÇK-së –Betejës së Zhegocit folën, Remzi Hajrullahu, përfaqësues i Këshillit Organizativ, Shemsi Syla, përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, njëherit edhe ish-zëvendëskomandant i Zonës Operative të Karadakut, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve nga niveli qendror, Xhavit Jashari, ish-komandantin e Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.

Në këtë manifestim përkujtimor kushtuar Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Betejës së Zhegocit, u tha se është një ndër faqet më të ndritura të qëndresës sonë kombëtare.

Ky manifestim u bë me nderimin dhe respektin më të madh për sakrificën e të rënëve dhe të gjithë atyre që i qëndruan besnik idealit të lirisë.

Sot, në këtë ditë kujtese e krenarie, u nderua një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, ajo e Zhegocit, ku u vulos trimëria, vendosmëria dhe përkushtimi për çlirim.

Më pas kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ndau mirënjohje për shoqatat e dala nga lufta, me motivacionin: “Për ruajtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.