Në 20 vjetorin e rënies së Selami e Mehmet Ismajlit nga fshati Skifteraj, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, përfaqësues të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga lufta, si dhe qytetarë të tjerë, vendosën lule mbi varret e tyre.
Ndryshe, sot është edhe përvjetori i 20-të që kur forcat ushtarake e paramilitare serbe, sulmuan popullatën e fshatit Skifteraj, ku pati të vrarë, të plagosur edhe shtëpi të djegura.
Me rastin e këtij përvjetori, në orët e pasdites në lokalet e shkollës do të mbahet një tubim përkujtimor, ndërsa do bëhen edhe homazhe tek varrezat e të vrarëve.