DYLON

Përkujtohet 11 Maji, Dita e Dëshmorëve në komunën e Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ka vizituar sot familjet e dëshmorëve Ismajl Ismajli, Selver dhe Emin Kryeziu si dhe Asllan Thaçi.

Në 16 vjetorin e rënies së Asllan Thaçit u mbajt edhe një tubim përkujtimor me ç’rast kryetari Sinani tha se baza e vlerave të Kosovës, qëndron në gjakun e derdhur për liri.

EkoHigjiena

“Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës të pavarur, ai përbën njëkohësisht obligimin tonë për ndërtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit”, tha kryetari Sinani.

“Ne mbajmë gjallë kujtimin e përjetshëm për dëshmorët ndërkaq vlerat e tyre dhe amanetin e konkretizojmë në punë”, shtoi ai. /2L ONLINE/






Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.