DYLON

Përkujtohen martirët dhe dëshmorët e Malishevës dhe shpërngulja e fshatit në vitin 1999

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është shënuar sot 16 prilli i vitit 1999, kohë kur është bërë depërtimi i këtij fshati drejt kufirit shqiptarë dhe Maqedonisë, por edhe vrasjet, djegiet dhe rrënimet e gjithçkaje, nga regjimi serb përmes mekanizmave të ndryshëm ushtarak, policor e paramilitar, duke bërë kështu që të zbrazej i gjithë fshati me të vetmen arsye, që ishim të përkatësisë shqiptare.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka thënë se fshati Malishevë ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, duke u sakrifikuar martirë e dëshmorë të cilët janë dhembja dhe krenaria jo vetëm e Gjilanit por edhe e Kosovës dhe më gjerë.

EkoHigjiena

“Jemi mbledhur sot këtu për të shënuar 16-vjetorin e shpërnguljes së shqiptarëve të Malishevës nga regjimi famëkeq i Milosheviçit me anë të një fushate të paparë të spastrimit etnik, veç pse ishin shqiptarë. Të gjithë ne respektojmë Malishevën, dëshmorët e martirët dhe çdo familje të tyre, të cilët dhanë bijtë e tyre më të mirë për çlirimin e vendit. Ne e bashkë – ndjejmë dhimbjen e familjarëve që 16 vite më parë humbën më të dashurit e tyre”, tha ajo.

Më tej Bunjaku – Rexhepi ka shtuar se kujdesi i Komunës së Gjilanit është përherë e më i madh për këtë kategori me vlera të larta për të gjithë ne.

“Komuna e Gjilanit në krye me kryetarin Lutfi Haziri ka një kujdes të veçantë në mënyrë permanente ndaj familjeve të dëshmorëve e martirëve të kësaj ane. Prandaj, ne duhet të punojmë shumë për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve e martirëve të kombit, duhet të punojmë me të gjitha mundësitë tona që t’ua bëjmë jetën më të mirë qytetarëve tanë në të gjitha aspektet e jetës”, përfundoi ajo.

Ndërsa në emër të fshatit ka folur kryetari i Këshillit të Fshatit, Rashit Sahiti, i cili ka thënë se dita më e rëndë e gjithë periudhës së okupimit ka kulmuar me shpërnguljen masive të fshatit më 16 prill, duke u nisur drejt kufirit shqiptarë apo drejt kampeve të strehimit në Maqedoni, me qëllimin e vetëm sepse të gjithë këtu në këtë fshat ishim shqiptarë dhe donim lirinë.

Ai gjithashtu ka kujtuar edhe momentet e rënda të lëshimit të pronës e pasurisë së fshatarëve, sikur që me dhembje kanë kujtuar edhe vrasjen e martirëve dhe heronjve të rënë në rrugën e lirisë së vendit.

Nga banorët e fshatit është bërë një improvizim i kolonave, për të kujtuar largimin e 16 prillit të ’99 – tës.

Ndryshe, në këtë ditë ranë martirët: Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa dhe dëshmori i Kombit Abdulla Tahiri./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.