DYLON

Përkujtohen dëshmorët Shaban e Sami Ukshini

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në 15 vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e kombit, Shaban e Sami Ukshini. Ata, nën emblemën e UÇPMB-së, duke luftuar për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve të Kosovës Lindore, në zonën operative të Preshevës, ranë heroikisht në Rahovicë, më 14 maj 2001.

Në shenjë nderimi për ta, Këshilli i Bashkësisë Vendore në Zhegër dhe Shoqatat kulturore – humanitare “Kurexhaj”, sot organizuan homazhe për këta dëshmorë, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ku morën pjesë dhjetëra e dhjetëra qytetarë si dhe bashkëluftëtarë të Shabanit e Samiut, ku edhe u vendosën kurora lulesh nga institucionet komunale dhe shoqatat e veteranëve të luftës si dhe organizatorët.

EkoHigjiena

Më pas, përmes një akademie përkujtimore, në hapësirat e shkollës së mesme të ulët “Agim Ramadani” në Zhegër, për shëmbëlltyrën e këtyre dy trimave, foli veterani i arsimit të kësaj ane, Bilall Haliti. Në emër të institucioneve komunale dhe të kryetarit të komunës, me një fjalë u paraqit edhe Abdyl Aliu, shef i këshilltarëve komunal të LDK-së. Ndërsa në emër të veteranëve të luftës, për heroizmin e Shabanit e të Samiut, foli ish komandanti i kësaj Zone , Mustafë Shaqiri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.