DYLON

Përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së në Dobrosin

Avatar photo Redaksia

Në 15 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Eqrem Hoxhës, Shkëlzen Krasniqit dhe Betim Berishës nga Prizreni, të shtunën, në vendin e rënies afër fshatit Dobrosin të Bujanocit, janë përkujtuar me pietet nga bashkëluftëtarët e tyre, duke u bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh.

Tre dëshmorët, Hoxhaj, Krasniqi dhe Berisha, 15 vite më parë u ishin bashkuar bashkëkombësve të tyre në luftën e Luginës.

EkoHigjiena

Vepra e tyre sot u përkujtua nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliut, ish-shefi politik i UÇPMB-së, përfaqësues të OVL-së në Bujanoc si dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Musliu, pas përfundimit të homazheve, për portalin informativ Titulli.com ka thënë se shpreson që vitet tjera të jenë më të mira për Luginën e Preshevës.

“Do të angazhohemi që në të ardhmen shoqatat të jenë më të konsoliduara, derisa gjakun e dëshmorëve nuk do ta harrojmë asnjëherë”, u shpreh Musliu.

Tre pjesëtarët e UÇPMB-së nga Prizreni, Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqi dhe Betim Berisha, ranë dëshmorë më 19 shtator të vitit 2000, në përplasjen e parë të drejtpërdrejtë me forcat policore e ushtarake të ish Jugosllavisë.

Nga dita e rënies, 19 shtator deri në muajin nëntor po të atij viti, në Luginë ishin zhvilluar luftime të ashpra, derisa pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc kishin arrit që të futnin nën kontroll rreth 60 përqind të territorit të Luginës së Preshevës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.