DYLON

Përkujtohen dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Salih Zenuni

Përkujtohen dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Salih Zenuni
Avatar photo Redaksia

Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, heroit Bafti Haxhiu dhe Salih Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh.

Përveç institucioneve komunale, në homazhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti dhe paralelja e ndarë në Ramnishtë. Po ashtu sot është mbajtur edhe një manifestim në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, për shënimin e ditës së Shkollës “Bafti Haxhiu”,

EkoHigjiena

Një fjalë rasti e mbajti zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ndërkaq për veprimtarinë luftarake të heroit Bafti Haxhiu, foli bashkëluftëtari i tij, Selami Ramiqi. Historikun e shkollës “Bafti Haxhiu” e shpalosi drejtori Afrim Rrustemi, i cili përmendi edhe të arriturat dhe rezultatet e kësaj shkolle. Në shënimin e ditës së shkollës, u lexua edhe biografia e dëshmorit Bafti Haxhiu, kurse në emër të Shoqatave të dala nga lufta foli Avdyl Bajrami. Me këtë rast, u dha edhe një program i pasur artistik, nga nxënësit e shkollës.

Përndryshe, dëshmorët Bafti Haxhiu e Salih Zenuni, kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në malet e Gorozhupit të Hasit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.