Përkujtohen dëshmorët dhe viktimat e luftës në fshatin Gjylekar
(2LONLINE) – Me rastin e 15 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe viktimave të luftës, të banorëve të fshatit Gjylekar, këshilli i i këtij fshati ka organizuar sot homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe viktimave të luftës ku janë përkujtuar dëshmorët e këtij fshati si Hoxhë Jonuz Zejnullahu, Bafti Haxhiu, Kenan Halimi, Haxhi Shabi Kajolli, Selami dhe Mehmet Ismajli.
Përveç homazheve që janë bërë të varrezat e tyre janë përkujtuar viktimat e vrarë nga forcat paramilitare serbe si dhe 4 fëmijë të cilët kishin gjetur vdekjën si pasoj e minave të vendosura brenda fshatit Gjylekar. Gjithashtu në nderim të tyre sot në shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti është mbajtur një akademi përkujtimore.
Në homazhet që janë mbajtur sot nga qytetarët e shumtë për nder të rënies së dëshmorëve dhe viktimave të luftës të banorëve të fshatit Gjylekar,i u janë bashkangjitur Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Syelejmani. Të cilët përpos që kanë bërë homazhe në memorialin e dëshmorëve të këtij fshati dhe në varrezat e dëshmorëve në Viti kanë vizituar edhe varrezat ku vite më parë në Stubëll të Poshtme janë vrarë civilet Sahide Ramadani, Hatixhe Mustafa, Shkurte Sadiku dhe Malsore Sadiku.
Gjithashtu me homazhe ata se bashku më shumë qytetarë kanë përkujtuar edhe 4 fëmijët të cilët kishin gjetur vdekjen si pasoj e minave që ishin të vendosura brenda fshatit. Ndërkaq pasdite është mbajtur edhe një akademi përkujtimore ku përveç famijlarëve, përfaqësuesve të organizatave të dalura të luftës së UÇK-së, ka folur edhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke theksuar se përkujtimet e përvjetorëve të tilla kujtojnë ditët më të vështira që ka kaluar populli.
“Kujtimet e përvjetorëve, në këtë rast përkujtimi i 15 prillit të vitit 1999 na i përkujton ditët më të vështira të cilat i kaluar si popull në ato ofenziva të barabarisë serbe, ndaj popullit liridashës, autokton shqipetar. Në këto përkujtime ripërtrihet dhimbja për humbjen e më të dashurëve tanë por edhe shtohet ndjejna e krenarisë për qendresën dhe luftën e këtij populli që edhe në ato errësira e shihnin dritën e lirisë” u shpreh Aliu.
Ai potencoi se përkujtimet e ngjarjeve të tilla duhet të shërbejnë si nxitje për punët e mira të shoqërisë duke theksuar se vëtëm kështu kryhet një pjesë e obligimit ndaj atyre që sot i përkujtojmë. Gjatë kësaj akademi përpos që sëhtë shfaqur një kronologji e fshatit Gjylekar është dhënë edhe një program kulturor dhe artistik. /2lonline/
