DYLON

Përkujtohen dëshmorët Bafti Haxhiu e Sali Zenuni

Përkujtohen dëshmorët Bafti Haxhiu e Sali Zenuni
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu e Salih Zenuni, sot në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Këtyre homazheve i ka paraprirë kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi.

EkoHigjiena

Ndërkaq pjesë e homazheve ishin edhe përfaqësues të subjekteve politike, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, mekanizmave të tjerë si dhe qytetarë.

Po ashtu sot në nderim të dëshmorit Bafti Haxhiu, emrin e së cilit e mbanë një shkollë fillore në qytetin e Vitisë, u mbajt edhe një manifestim.

Në këtë aktivitet ku u shfaq një program artistik nga nxënësit e kësaj shkolle. Gjithashtu morën pjesë, familjarë të heroit, përfaqësues të institucioneve komunale dhe të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Në emër të komunës një fjalë rasti e mbajti zv.kryetari I komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Përndryshe, dëshmorët Bafti Haxhiu e Salih Zenuni, kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në malet e Gorozhupit të Hasit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.