DYLON

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve Abdullah Tahirit, Ibrahim Pacollit dhe Arben Ramadanit, janë bërë homazhe te varrezat  e dëshmorëve nga përfaqësues komunalë, ata të subjekteve politike, bashkëpunëtorë, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së dhe përfaqësuesit e OVL-UÇPMB.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, së bashku me bashkëpunëtorë, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës heroike të Abdullah Tahirit, Ibrahim Pacollit dhe Arben Ramadanit.

EkoHigjiena

“Sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve janë gurthemelet e lirisë tonë.  Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes në punën tonë të përditshme për forcimin e shtetit. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Hyseni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.