DYLON

Përkujtohen Arben Xeladini dhe Mon Balaj

Avatar photo Redaksia

Janë përkujtuar Arben Xeladini e Mon Balaj, në 8 vjetorin e vrasjes së tyre gjatë protestës së organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër pakos së Ahtisarit.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, bashkëpartiakët e tij Visar Ymeri e Shpend Ahmeti, si dhe familjarë të të vrarëve kanë vënë lule tek pllakata e vendosur në Sheshin ‘Nënë Tereza’, në kryeqytet, aty ku ishin qëlluar të ndjerët me plumba gome nga policia rumune në vitin 2007.

EkoHigjiena

Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes ka thënë se ishin mbledhur pikërisht në këtë vend, për të kujtuar momentin e vrasjes së dy aktivistëve më të dinjitetshëm që ranë heroikisht për Kosovën tonë.

“Jemi mbledhur këtu për ta kujtuar Monin dhe Arbenin të cilët u vranë nga Policia e UNMIK-ut, (rumunë)në mënyrë që të mos e harrojmë kurrë gjakun e tyre, dhe për të mos i harruar kurrë emrat e tyre, që do të mbetën si gjurmë të pashlyera edhe në brezat që do vijnë”, tha Kurti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.