DYLON

Përkrahja jonë për rininë nuk është vetëm detyrim, por është besim i palëkundur se e ardhmja ndërtohet mbi fuqinë e tyre

Përkrahja jonë për rininë nuk është vetëm detyrim, por është besim i palëkundur se e ardhmja ndërtohet mbi fuqinë e tyre
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kandidat I AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit ka thënë se ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të takonte të rinjtë e organizatës “Fuqia e Bashkimit Rinor” me kryetarin e tyre, Dardan Marovca”.

”Shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e rinisë sonë. Përkrahja jonë për rininë nuk është vetëm detyrim, por është besim i palëkundur se e ardhmja ndërtohet mbi fuqinë e tyre”, ka thënë Nazim Gagica.

Sipas tij, investimi në të rinjtë dhe organizatat rinore është investim afatgjatë për të ardhmen e Gjilanit – për një shoqëri më të drejtë, më kreative dhe më shpresëdhënëse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.